Telegrafi

Capital T zbulon datat e turneut në Amerikë

Capital T ka treguar se është gati për të nisur karrierën e tij në një kontinent si Amerika.

Ai kishte njoftuar se muaji tetor do ishte plot surpriza, por askujt nuk ia merrte mendja se ky këngëtar do të zhvillonte një turne muzikor në disa shtete të njohura.

Në një postim në Instagram, Capital T ka treguar se për 5 ditë do të jetë në Shtetet e Bashkuara për të performuar për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje në turneun e quajtur ‘The World Is Mine’.

Pasi solli bashkëpunimin ‘Pa Cenzurë’ me Vig Poppa dhe Lyrical Son, ai surprizoi të gjithë ndjekësit e tij. /oranews/

Gjithashtu ka njoftuar se po këtë muaj do sjellë një album të ri muzikor që do jetë ‘Mixtape’.

Nuk dihet nëse do ketë surpriza të tjera nga reperi për këtë periudhë, por mbetet për tu parë.