Capital T kishte befasuar shumë kë gjatë festës së Fitër Bajramit.
Reperi kishte marrë disa fëmijë në nevojë dhe u kishte blerë rroba të reja, si dhe drekoi me ta në një restorant luksoz të kryeqytetit tonë, Prishtinës.
Megjithatë duket se kjo ka motivuar edhe më tepër këngëtarin që të jetë edhe më human.
Ai gjatë ditës së sotme ka marrë një aksion për të ndihmuar fëmijët e sëmurë që po shërohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këto momente reperi i ka ndarë me të gjithë fansat duke publikuar imazhe në llogarinë personale në Instagram.
Mirëpo ai nuk ka zbuluar se për çfarë ndihme bëhet fjalë apo nëse i ka vizituar sepse i ka disa prej tyre fansa.
Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t;i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/