Site icon Telegrafi

Capital T uron të ëmën për ditëlindje: Faleminderit për gjithçka

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është mjaft aktiv dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Në ditën e sotme (e martë), ai ka bërë një dedikim të veçantë për personin e zemrës.

Me anë të një fotografie të shpërndarë në Instagram, artisti tregon se sot feston ditëlindjen nëna e tij.

“Sot është një ditë shumë e veçantë. Është ditëlindja e mbretëreshës sime. Faleminderit për gjithçka nënë. Do të festojë për ty deri kur të vdes, të dua shumë. Zoti të bekoftë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Në foto shihet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, ku pas saj fshihet imazhi i të ëmës.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë urimet që mori Kapo në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Këngëtari i famshëm e ka theksuar disa herë se ruan një raport shumë të mirë me nënën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version