Reperi i njohur, Capital T përveç që i dedikohet krijimit të muzikës është mjaft i përkushtuar edhe ndaj fizikut.
Shpesh herë reperi nuk heziton t’i tregoi rezultatet e arritura nga palestra dhe këtë e ka bërë edhe në një postim të radhës.
Trim Ademi (emri i plot) së fundmi ka postuar një imazhe ku shihet pa bluzë i veshur vetëm me një palë tuta sportive të zeza.
Krijuesi i hitit “Kujtime” shihet në formë të mirë ndërsa nuk i munguar as komentet nga ana e fansave që ishin kryesisht pozitive.
“E hënë kthehemi në zyre, më duhet të rikthehem në këtë formë sa më parë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, aktualisht reperi po shijon suksesin e këngës “Hera e fundit” që solli pak kohë më parë të kompletuar edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/