Telegrafi

Capital T takohet me futbollistin legjendar Ronaldo

Capital T dhe Ronaldo (Foto: Capital T/Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka pasur fatin të takohet me një prej idhujve të tij të fëmijërisë, legjendën e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët me ish-sulmuesin e famshëm, duke shijuar momentin e takimit të tyre.

Në postimin e tij, Capital T ka zgjedhur të ndajë jo vetëm këtë kujtim të veçantë, por edhe të rikujtojë momentin kur Ronaldo kishte vizituar Kosovën pas luftës së vitit 1999.

Lexo po ashtu Capital T tregon muskujt e formësuar nga palestra, teksa pozon i zhveshur sipër

Fotografia, të cilën ai ka etiketuar me mbishkrimin “Kënaqësi të takoj R9, heroin tim të fëmijërisë, një prej më të mirëve në fushë dhe jashtë saj, ai e vizitoi Kosovën kur ishte në kulm të karrierës së tij e kjo është një arsye tjetër pse akoma e gëzoj të njëjtën dashuri e respekt për të. Faleminderit Ronaldo 🙏🏻 vazhdo të jesh i mrekullueshëm. Dhe shihemi së shpejti miku im në një kosovë shumë më ndryshe”, shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për figurën e Ronaldos.

Ronaldo, i njohur si R9, është nderuar jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e lojës, por edhe për kontributin humanitar jashtë saj. Vizita e tij në Kosovë në kulmin e karrierës së tij tregon empatinë dhe solidaritetin e tij me njerëzit në nevojë.

Capital T nuk ka hezituar të ndajë këtë ngjarje me ndjekësit e tij, duke e cilësuar takimin si një nga momentet më të lumtura dhe frymëzuese. Postimi i tij ka marrë një sërë reagimesh pozitive dhe komentesh të entuziazmuara nga fansat, që e shohin si një sinjal të lidhjes së thellë midis sportit dhe muzikës. /Telegrafi/