Site icon Telegrafi

Capital T sjell një përmbledhje të projekteve që solli në 2019, ndërsa uron Vitin e Ri

Capital T (Foto: Instagram)

Sukseset për reperin e njohur shqiptar, Trim Ademi apo Capital T, nuk kanë munguar as në vitin 2019.

Megjithëse është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer në estradën tonë, ai gjatë këtij viti solli plot 11 projekte muzikore.

Dhe ndonëse secila prej tyre ishte më e veçantë, këngët u mirëpritën dhe mblodhën miliona shikime kanalin zyrtar, YouTube.

Meqë sot (e martë), është dita e fundit e këtij viti, Kapo ka bërë një përmbledhje të projekteve që solli në 2019.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

Ai publikon një video në rrjetin social, Instagram, ndërsa me këtë rast uroi fansat për Vitin e Ri.

Ky është postimi i plotë i Kapos (pa ndërhyrje).

“Me rastin e perfundimit t’ni dekade po
Ju perkujtoj pak cka kemi prodhu prej muzikes
Edhe klipeve vetem per vitin 2019 se me mbledh krejt dekaden ska instagrami minuta.
Njekohesisht shfrytzoj rastin me ju uru festen edhe me ju falenderu krejtve per dashnin, shoqnin dhe perkrahjen pa t’cilen krejt kto vite nuk do te ishin kaq t’mira, 2019 per mu ishte fantastike shume “Kujtime” e “Drama” disa tu pi “Hookah” me shoqni e disa tjera qe ta bojn zemren “Akull” e kshtu i kalum “200 Dite” jo po 365.
Urime e gjitha t’mirat ju percjellshin edhe 10’dekada tjera mos t’harroj me cek 2020 jom ma shume se gati per ty tu fillu prej 20 Janarit”. /Telegrafi/

Exit mobile version