Reperi i njohur Capital T ka qenë mjaft i angazhuar gjatë festave të fundvitit me koncerte të shumta në Kosovë.
Përveq mbrëmjeve muzikore, reperi ka bërë të ditur se ka realizuar edhe disa projekte të reja muzikore.
Me datën 20 janar ai planifikon që të publikojë këngën e tij më të re “C’est la Guerre”, e cila do të jetë në bashkëpunim me DJ Nika dhe Markon, dy emra të njohur në tregun ndërkombëtar.
Por, ky nuk do të jetë projekti i vetëm i reperit për këtë fillimvit, pasi ai ka bërë të ditur për Telegrafin, se gjatë këtij viti do të publikoj edhe një tjetër projekt, me artistin e famshë m Deppyn. /Telegrafi/