Reperi i njohur, Capital T, jo pak herë iu është bashkuar iniciativave bamirëse në të mirë të popullit.
Ai ruan një miqësi të mirë me humanistin e njohur, Halil Kastrati, i cili njihet për aksionet e tij bamirëse anë e mbanë Kosovës.
Së fundmi, Capital T ka shtruar iftar në organizatën e Halil Kastrait, “Jetimat e Ballkanit”, e cila ushqen të gjithë të pastrehët dhe njerëzit me ndihma të dobëta ekonomike.
Imazhet e publikuara në InstaStory, tregojnë momentin kur reperi bashkë me humanistin e madh shtrojnë ushqimin në kuzhinën e organizatës “Jetimat e Ballkanit”, në Prizren.
I njëjti më pas publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me hoxhë Halil Kastratin, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga publiku. /Telegrafi/