Telegrafi

Capital T shfaq fizikun joshës në imazhin e fundit dhe e shoqëron me një mesazh

Capital T (Foto: Instagram/truekapo)

Prurjet muzikore dhe mjaft të suksesshme që ka sjell deri më tani kanë bërë që të jetë njëri nga emrat më të kërkuar të estradës. 

Fjala është për reperin e famshëm shqiptar, Capital T, i cili po vazhdon akoma të jetë në formë dhe i pëlqyer nga publiku.

Krahas karrierës muzikore, Kapo është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan me fansat postime të ndryshme.

I njëjti gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në Instagram, ndërsa shfaqet pranë një pishine dhe e shoqëron me një mesazh.

“Jeta ime e vërtetë është më interesante se e juaja me gënjeshtra”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Capital T me paralajmërim enigmatik për fansat

Reperi në fjalë mbrëmë ka bërë një paralajmërim enigmatik për fansat, i cili besohet se do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë. /Telegrafi/