Telegrafi

Capital T reagon ndaj Ardian Bujupit: Kam folur publikisht, nuk jam prej atyre që flas pas shpinës

Artisti shqiptar, Ardian Bujupi, pak më parë ka bërë një reagim në rrjetet sociale kundrejt reperit Capital T, pasi ky i fundit deklaroi se famën e sukseset i ka falë tij.

Këngëtari i njohur po ashtu kërkoi edhe një përballje ‘live’ për të sqaruar dhe treguar se si qëndron e vërteta.

Megjithatë, një reagim së fundmi lidhur me këtë nuk ka munguar as nga reperi Trim Ademi (emri i vërtetë).

Foto: Instagram

I njëjti thekson se ka folur në emision publikisht dhe se kjo nuk është pas shpinës, ndërsa gjithashtu shton se ‘flasim si të duash’.

Lexo po ashtu Ardian Bujupi kërkon një ‘përballje’ me Capital T, pasi deklaroi se famën e ka falë tij

“Pas shpinës nuk është në emision live me fol, por është publikisht. Nuk jam prej atyre që flas pas shpinës ti nëse dëshiron me fol e flasim si të duash”, ka qenë replika e 28 vjeçarit.

Foto: Instagram

“Nuk mi ke thënë këto fjalë kurrë në fytyrë nuk e kuptoj planin tënd. Por shkojmë live sonte dhe i shprehum”, ka qenë një tjetër reagim i Bujupit.

Në vazhdim, presim të shohim reagimet apo edhe sqarimet e dyshes së famshme shqiptare. /Telegrafi/