Telegrafi

Capital T publikon një pjesë të videos së projektit të ri

Capital T dhe Majk është paralajmëruar se së shpejti do të sjellin një këngë të re.

Por, paraprakisht reperi prishtinas ka sjell një projekt të ri, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje.

“Veç fillimi”, titullohet projekti i Capital T, të cilën e ka shoqëruar edhe me video, por për të cilin nuk ka dhënë detaje, duke konfuzuar kështu fansat nëse bëhet fjalë për një klip, apo një dokumentar rreth karrierës së tij, të paralajmëruar tash e një vit.

Këtë të fundit e ka realizuar video kompania e mirënjohur kosovare, Imagine Films.

Në këtë video, ai vjen me një ndryshim drastik, pasi vendos të presë flokët e tij, të cilat tash e sa kohë kanë qenë pjesë e stilit të tij.

Kujtojmë se “I pakapshëm” mban titullin kënga e fundit e reperit, tekstin e të cilit e ka shkruar Truekapo.

Ndryshe, Capital T do të sjell edhe shumë këngë të tjera gjatë vitit 2018. /Telegrafi/