Telegrafi

Capital T me projekt të ri (Foto)

Capital T po punon në projektet e reja.

Kështu së paku ka thënë reperi përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

Reperi ka pohuar se po merret me shkrimin e teksteve dhe se këngët e reja shumë shpejt do të publikohen, transmeton Telegrafi.

“Koha për të shkruar në letër. Këngë e re së shpejti”, ka shkruar ai.

“Lejla” është projekti i fundit i reperit në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe reperin 2po2. /Telegrafi/