Ai është njëri ndër rep-artistët më të pëlqyer dhe me trend nga estrada shqiptare.
Bëhet fjalë për Trim Ademi, i njohur ndryshe si Capital T, i cili surprizën fansat kohë pas kohe me më të rejat.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka shfaqur figurën muskulore, ndërsa praktikonte ushtrimet fizike.
“Duke punuar, çdoherë dhe çdo ku”, ka shkruar ai në përshkrim.
Ndërkaq, përpos kësaj natyre të postimeve, ai qëndron aktiv edhe në prurjet e reja muzikore, të cilat rezultojnë shumë të pëlqyera.
Theksojmë se “Skulpturë” titullohet albumi i tij i fundit, prej të cilit i ka publikuar vetëm këngët e pjesës së parë. /Telegrafi/