Capital T ka vazhduar me pushimet e tij luksoze në vendet e largëta.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi ka publikuar disa fotografi nga Tailanda, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se para pak javësh artisti u përfshi në një incident fizik me Agon Amigën duke bërë që rasti të përfundoj në polici, gjë e cila për Telegrafin u konfirmua nga vetë Policia e Kosovës.
Ndryshe sa i përket planit muzikor Capo vazhdon të jetë ndër më të suksesshmit, projekti i tij i fundit “Pare pare” u cilësua si një ndër projektet më të pëlqyera të vitit që lamë pas. /Telegrafi/