Telegrafi

Capital T me performancë artistike mbledhë mijëra në Hangover, sonte performojnë Gjiko dhe Nora (Foto)

Hip hop superylli, Capital T, ka vazhduar me serinë e performancave të tij me rastin e festave të fundvitit.

Kapo kësaj radhe arriti të stërmbushë publikun në Hangover, ku para publkut gjakovar performoi hitet më të mëdha të tij.

Warm up i show me sekuenca artistike

Ishte ky një show i radhës i madh në një nga klubet më të mëdha në vend, ku valltarë, robotë e madje edhe një babadimër u shfaqën në skenë dhe në publik për të argëtuar të pranishmit e për t’i bërë gati artistikisht për performimin e radhës të jashtëzakonshëm të reperit nga Prishtina.

I shoqëruar nga një numër i madh i forcave të sigurisë, Capital T u ngjit në skenë në mënyrë spektakolare me projektin e ri “Kujna pi Han”, kurse i veshur në Gucci vazhdoi interpretimin e hiteve të mëdha.

Kishte edhe valltarë në skenë…

“Pse po ma lun lojën”, “Lejla”, “Hatixhe” dhe “Andiamo” u kënduan një zëri nga publiku, të cilin Capital T tha se e ka shumë për qejf.

Capital T mbylli mbrëmjen duke përshëndetur publikun në mënyrë të veçantë, duke kompletuar kështu një tjetër mbrëmje të suksesshme të tij, në vargun e mbrëmjeve me publik të stërmbushur këtë dimër.

Capital T duke demoluar….

Sonte seria e performancave në Hangover vazhdon me Gjikon dhe Norën, kurse mbyllet të shtunën me Florin.

Hitman…

Capital T së fundmi lansoi suksesshëm mixtape të tij, “Winter is Here”. /Telegrafi/