Telegrafi

Capital T me një mesazh për shqiptarët nga të dyja anët e kufirit (Foto)

Teksa po zhvillohen debate të ndryshme rreth dy skuadrave tona të futbollit, reperi Capital T vjen me një mesazh bashkimi.

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe pjesëmarrja e përfaqësueses në gara të ndryshme ndërkombëtare, po shihet me një sy ndryshe nga grupe tifozësh që funksionojnë sipas parimit: “Një komb, një kombëtare” dhe të cilët mendojnë se shqiptarët duhet të kenë vetëm një ekip.

Duke uruar paraqitjet e mira të të dyja ekipeve, Trim Ademi ka publikuar një fotografi me simbole kombëtare dhe të flamurit të Kosovës.

“Shqipëria dhe Kosova rrugës për në Rusi. Fillim i mbarë dhe ishalla vazhdojmë kështu, jemi me ju më të bashkuar se kurrë. Futboll, shqiponjat, kampionë”, shkruan në postimin e reperit. /Telegrafi/