Artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë një njoftim për fansat lidhur me projektin e tij të ri.
Ai ka publikuar një video në rrjete sociale me anë të së cilës tregon se po vjen me këngë të re dhe se do ta lansojë nesër në mesnatë (5 nëntor).
Krijuesi i shumë hiteve edhe këtë herë ka bashkuar forcat me artisten nga Shqipëria, Elvana Gjatën.
“Zemër a je gati. Të premten 23:59”, kanë qenë fjalët krahas postimit të shpërndarë në Instagram.
Reagimet e fansave kanë qenë nga më të ndryshmet dhe duket se mezi po presin për këtë bashkëpunim.
Kapo me këngëtaren e lartpërmendur kanë bashkë edhe dy projekte të tjera: “Fustani” dhe “Lejla”.
Sidoqoftë, reperi edhe këtë verë ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje e koncerte jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Telegrafi/