Telegrafi

Capital T në mbështetje të Ilir Latifit: Do të kthehet më i fortë

Ilir Latifi është detyruar të tërhiqet nga dueli me Glover Teixeira për shkak të lëndimit.

Ylli shqiptar i UFC-së është dashur të ndeshej me brazilianin më 22 korrik në kuadër të UFC Hamburg.

Mirëpo, ky duel nuk do të zhvillohet për shkak të lëndimit të Ilirit, ashtu që UFC duhet të gjejë një tjetër kundërshtar për Teixeiran.

Lexo po ashtu Lajmet për ILIR LATIFIN

Ndërkaq, reperi Capital T i ka dalë në mbështetje mikut të tij duke thënë se Latifi do të rikthehet shumë më i fortë.

Kapo ka bërë një postim në Instagram duke publikuar një fotografi të përbashkët me yllin e UFC.

“Ai do të kthehet më i mirë dhe më i fortë”, ka shkruar reperi në përshkrim.

Në javët e kaluara, Capital T është parë në shoqërinë e Ilirit, me të cilin edhe është stërvitur. /Telegrafi/