Telegrafi

Capital T nderohet me dekoratë nga Bashkia e Shijakut për kontributin e dhënë në tërmetet e fundit në Shqipëri

Foto: Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, krahas karrierës profesionale shquhet tashmë edhe për anën humane.

Ai gjatë vitit të kaluar në kohën kur ndodhën tërmetet në Shqipëri (26 nëntor) ka qenë një nga emrat më aktiv e më të angazhuar në ndihmë ndaj të prekurve nga kjo fatkeqësi.

Dhe për punën e kontributin e tij, ai së fundmi bëri të ditur se është shpërblyer me dekoratë nga Bashkia e Shijakut.

“Tërmeti i fundit në Shqipëri ishte ndër katastrofat natyrore më të mëdha dhe më vdekjeprurëse në vendin tonë dhe të gjithë ne dhamë kontributin maksimal në çfarë kishim mundësi”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

“Ndër ta isha edhe unë, ku me këtë rast bashkia më e prekur, ajo e Shijakut më nderoi me dekoratë. Shfrytëzoj rastin të falënderoj kryetarin e Bashkisë Elton Arbana për respektin dhe ta uroj për punën e mrekullueshme”, ka shkruar mes tjerash ai.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka qenë një ndër ditët më tragjike të Shqipërisë ku la pas 51 viktima dhe mijëra të plagosur. /Telegrafi/