Telegrafi

Capital T nderohet me çmim nga qyteti i Krujës

Capital T nderohet me çmim nga qyteti i Krujës (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, sot (e martë), është nderuar me një çmim nga qyteti i Krujës, me ç’rast i është dhënë titulli “Skëndërbe”.

Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, nga vizita që i ka bërë këtij qyteti, derisa e krahason me periudhën kur ishte fëmijë.

“Krujë o qytet i bekuar. Jam tejet mirënjohës dhe i lumtur që qyteti të cilin e kam vizituar më së shumti që kur isha fëmijë, më nderoi sot me këtë çmim. Një thupër e vetme thyhet kollaj por të bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptarët kur janë të bashkuar ngrihen veç lart”.

“Jam i lumtur që Kruja bashkë me historinë që ka mbi supe më bëri sot të ndihem i privilegjuar duke më dhënë titullin “Skëndërbe” dhe Mirënjohjen e Qytetit kështu duke më motivuar për të bërë më shumë. Trim Ademi ju falënderon me zemrën e mbushuir plot emocion, Capital T ju premton që do ta kthejë gjithmonë kokën nga historia e kombit me anë të artit të tij”, ka shkruar mes të tjerash artisti shqiptar në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

I njëjti tash e disa ditë është duke qëndruar në Shqipëri, për shkak të koncertit “Time Capsule”, që do të mbahet më 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza”.

Lexo po ashtu Pak ditë para koncertit, Capital T takohet me Erion Veliajn

Ai po ashtu është takuar edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe si temë diskutimi nuk ka dyshim se ishte koncerti madhështor, për të cilin po punon prej muajsh. /Telegrafi/