Telegrafi

Capital T nderohet me çmim nga “Oda Shqiptare”

Capital T (Foto: Instagram)

Mbrëmja gala nga “Oda” u mbajt mbrëmë (e martë), në Pallatin e Brigadave dhe pjesëmarrësit ishin të shumtë, pasi përveç turizmit një vëmendje të madhe mori edhe tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit dhe solidarizimi me familjet e prekura.

Në mesin e shumë personaliteteve të njohura ishte edhe reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T.

Ky i fundit u nderua me çmim nga “Oda Shqiptare” për muzikën e mirëfilltë shqipe që ka realizuar deri më tani.

Kapo nderohet me çmim nga “Oda Shqiptare” (Foto: Instagram)

Trim Ademi (emri i vërtetë i Capital T), e ndau këtë moment me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram, gjersa nuk hezitoi të sjellë edhe të tjera fotografi nga eventi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Capital T

“ODA 2020. Me vëllëzërit e mi. Faleminderit për respektin 🇦🇱🇽🇰 Vazhdojmë bashkë përpara”, ka shkruar në postimin e tij reperi, në të cilin mes shumë imazheve ka sjellë një edhe me DJ-në nga Ferizaj, Regard.

Ky event madhështor organizohet nga vajza e madhe e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Agnesa Hadërgjonaj, si dhe nga Ketrina Jarazi. /Telegrafi/