Telegrafi

Capital T merr mbështetje nga ‘krimineli më tërheqës në botë’, Jeremy Meeks

Javë më parë, reperi i njohur Capital T publikoi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim Cliqme dhe Koach2.0.

“Across the world”, titullohej kënga e tyre më e re, të cilën treshja në fjalë e sollën edhe me klip.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e reperëve, ndërsa është shpërndarë shumë edhe në rrjetet sociale.

Mbështetje për këtë projekt kanë dhënë edhe figurat publike nga showbizi ndërkombëtar.

Jeremy Meeks (Foto: Getty Images)

Jeremy Meeks, i njohur ndryshe si “krimineli më i bukur në botë”, ishte bërë i famshëm pasi fotografitë e tij u publikuan disa vite më parë nga burgu.

I njëjti, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video, ku ka kërkuar mbështetje për këngën “Across the world”, ndërsa ka etiketuar edhe artistin shqiptar si një ndër interpretuesit e saj. /Telegrafi/