Telegrafi

Capital T me masa mbrojtëse nga coronavirusi

Capital T (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artisti, i cili në llogarinë zyrtare Instagram numëron 1.1 milion ndjekës, tregon se së fundmi ka marrë masa mbrojtëse ndaj coronavirusit apo siç njihet ndryshe edhe si sëmundja e frymëmarrjes.

Ai ka publikuar një fotografi, ku në bazë të lokacionit që ka zbuluar njofton se është në Kinë – aty ku edhe shpërtheu COVID – 19.

“A po tutni”, ka shkruar krahas imazhit, i cili në hapësirën për komente shkroi, “Mos bëni panik, e gjitha është për biznes”.

Lexo po ashtu Rita Ora vjen me një mesazh për të prekurit nga coronavirusi

Ndërkohë, u raportua se virusi vdekjeprurës deri më tani në mbarë botën ka shkaktuar vdekjen e mbi katër mijë personave.

Capital T (Foto: Instagram)

Masa mbrojtëse nga coronavirusi më parë kanë marrë edhe personazhe të tjera publike, përfshirë këngëtaren Rita Ora dhe modelen Emina Çunmulaj, pasi janë shumë në lëvizje për shkak të angazhimeve me punë. /Telegrafi/