Reperi i njohur Capital T ka treguar përmes rrjeteve të tij sociale se i pëlqen shumë të udhëtojë, madje lirisht mund të themi se ai është një nga reperët shqiptarë që ka vizituar më së shumti vende nëpër botë.
Trimi së fundmi ka bërë të ditur se ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me disa miqtë të tij, dhe kanë vendosur që të vizitojnë Skocinë.
Dihet që Skocia është shteti më i largët i Evropës Veriperëndimore, por largësia nuk përbën ndonjë problem të madh për reperin.
Në fotografitë dhe videot e publikuara nga reperi në Instagram, shihet se ai është duke kaluar mjaft mirë me shoqërinë, si dhe duke shijuar disa peisazhe të mrekullueshme që të ofron Skocia. /Telegrafi/