Capital T me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka konfirmuar datën e lansimit të bashkëpunimit të ri me 2Po2.
Një nga ikonat e hip hopit, 2Po2, po kompleton lansimin e albumit të tij duke mos u ndalur me lansim të videoklipeve.
Në radhë është projekti me Capital T, një videoklip që duket se do të jetë mjaft kreative, i titulluar “Kujt pi Kallzon”.
Në ora 17:00 më 17 dhjetor pritet të lansohet ky projekt nga dyshja fantastike e hip hopit, shkruan Telegrafi.
Më parë 2Po2 lansoi këngë me Ermal Fejzullahun, kurse Capital T po shijon suksesin e klipit “100”. /Telegrafi/