Telegrafi

Capital T ka filluar sërish të shton peshë

Capital T është një rep artistët më të angazhuar gjatë kësaj sezone verore të skenës muzikore shqiptare.

Reperi shqiptar është duke vazhduar me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme para publikut shqiptar.

Kjo ka bërë që këngëtari të lë anash disa angazhime sa i përket jetës private dhe duket se po i kushton.

Në fakt, ai mbahet mend për kilogramë të tepruar, por që me kalimin e kohës ishte bërë “fit”.

Tash po ankohet se sërish ka filluar të shtohet në peshë pasi që i ka lënë anash ushtrimet në palestër.

Lexo po ashtu Një tjetër iniciativë bamirëse, Capital T dhe 2po2 shërbejnë ushqim në Shoqatën Humanitare "Jetimat e Ballkanit"

“Kam fituar disa kilogramë. Dy muaj pa ushtrime, ushqim edhe gjumë të rregullt”, ka shkruar krahas një fotografie të publikuar në Instagram.

Ndryshe, reperi pritet që të sjell këngë të reja në vazhdim të këtij viti kalendarik. /Telegrafi/