Capital T ka qenë pa dyshim një nga reperët më të kërkuar gjatë kësaj vere. Ai ka qenë i pranishëm në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës, ku ka interpretuar live para fansave të tij.
Kapo është shumë i pëlqyer, kjo është dhe arsyeja që ai ka me mijëra ndjekës në rrjetet e tij sociale.
Së fundmi, ai ka publikuar në Instagram një fotografi, kur shihet pranë detit dhe në përshkrimin e saj ka shkruar: “Më në fund pak kohë për plazh”.
Mesa duket reperi ka vendosur t’i japë vetes pak pushim, pas angazhimit të tij të madh nëpër koncerte. /Telegrafi/