Tashmë emisioni “Barber Shok” me producent dhe moderator Fis Junikun ka nisur me sezonin e katërt të shtunën e kaluar (15 tetor).
I ftuari i parë ishte reperi Semi, kurse në episodin e radhës do ketë një emër shumë special të estradës shqiptare.
Bëhet fjalë për artistin Trim Ademi apo siç njihet për publikun me emrin artistik, Capital T.
Krijuesi i hitit “Dukat” përballë Fisit ka shpalosur detaje të shumta nga karriera e bujshme profesionale, ndonëse nuk munguan as shakatë ndërmjet tyre.
Programi, që sjell përplot argëtim e gjëra interesante, transmetohet nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.
Më poshtë ua sjellim promon e së shtunës për t’ua dhënë shikuesve një vështrim të shkurtër nga ajo që pritet të shohin:
/Telegrafi/