Reperi i njohur shqiptar, Capital T, nuk ka dyshim se është një nga emrat më të pëlqyer në estradë.
Ai shquhet për karrierën e bujshme ndonëse tani është në përgatitje të koncertit “Time Capsule” në Prishtinë, i cili pritet të mbahet më 11 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
I ftuar së fundmi në “Pushime On Top”, Trim Ademi (emri i vërtetë) ka folur mes tjerash edhe për jetën private.
Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si i ka punët me zemër, artisti theksoi se dëshiron të vazhdojë në këtë mënyrë.
“Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…”, u shpreh ai.
31 vjeçari ndërkaq nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër në lidhje me atë se kush ia ka rrëmbyer zemrën.
I njëjti po vazhdon të jetë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/