Telegrafi

Capital T ‘elektrizon’ Tiranën, shënon ngjarjen më të suksesshme në karrierë me koncertin recital “Time Capsule”

Foto: Instagram/Capital T

Reperi i njohur, Capital T, ka mbajtur të premten një koncert madhështor në Tiranë.

Mijëra të pranishëm u panë prezent në koncertin recital të reperit, i quajtur “Time Capsule”, që njëherësh shënon edhe një nga ngjarjet më kulminante në karrierën e tij.

Skena ku Capital T performoi gjatë koncertit të tij solistik “Time Capsule”, në Tiranë

Skena e ngritur në sheshin “Nënë tereza”, përveç Kapos, solli në skenë edhe shumë artistë të tjerë si: YLl Limani, Alban Skënderaj, Majk etj, që e shoqëruan reperin shqiptar gjatë koncertit të tij recital.

Koncerti nisi nga ora 20:00, teksa përgatitjet për të kishin filluar prej disa muajsh, dhe për realizimin e tij, Capital T, kishte angazhuar një numër të madh njerëzish.

Disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë zbuluar atmosferën fantastike dhe elektrizuese në koncertin e reperit nga Prishtina, që në mbrëmjen e së premtes ‘ndezi’ Tiranën.

Koncerti u përmbyll me fishekzjarre të shumta, duke shënuar atë që mund të quhet projekti më i suksesshëm deri më tani në karrierën e Capital T. /Telegrafi/