Reperi i njohur shqiptar, Capital T, tash e sa kohë është i angazhuar në aktivitet bamirëse në qëllim të ndihmës ndaj personave në nevojë.
Ai ka qëndruar përkrah hoxhë Halil Kastrati në shumë prej iniciativave të organizatës “Jetimat e Ballkanit”.
Së fundmi, reperi ka dhuruar një banesë në vlerë 30 mijë euro, dhe këtë e ka bërë përmes organizatë në fjalë.
Lajmi është bërë i ditur nga vet hoxhë Halil Kastrati, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me reperin Capital T si dhe fotografitë e banesës në fjalë.
“Na dhurohet edhe një banesë tjetër. Trim Ademi Capital T dhuron banesë të re te Jetimat e Ballkanit në vlerë prej 30 mije eurove. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tonë, sot Trim Ademi Capital T na dhuroj një banese të re dhe të kompletuar me të gjithë mobilimin dhe pajisjet tjera që duhen për një banesë. Banesa është afër 65 metra katrorë dhe vlera e saj është 30 mijë euro. Së shpejti do ta bëjmë edhe dhurimin e kësaj banese te një familje nevojtare. Trim Ademi Zoti të shpërblefte”, shkruhet në njoftimin e Halil Kastratit.
Ndërkohë, ditë më parë dyshja në fjalë shtruan edhe iftar për rreth 300 persona në nevojë. /Telegrafi/