Duket se viti nuk ka përfunduar për reperët sa i përket sjelljes së projekteve të reja muzikore.
Kështu së paku ka konfirmuar prishtinasi Capital T, i cili ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka konfirmuar se së shpejti do të publikojë këngën “Numra”.
Por, reperi do të bashkëpunojë me kolegun mitrovicas, i cili njihet për shumë hite, Mc Kresha.
“Numra” do të publikohet të mërkurën përderisa është pjesë e albumit të tij të ri “Winter is Here”.
Ndryshe, këngëtari është duke vazhduar me sukses të shfaqet në koncerte dhe ndeja të ndryshme. /Telegrafi/