Site icon Telegrafi

Capital T me bluzën që u cilësua raciste: Thuaj jo racizmit

Ja pse kjo bluzë cilësohet si e tillë.

Reperi Capital T ka postuar një foto ku shihet i veshur me bluzën me mbishkrimin “Majmuni me cool në xhungël” apo në origjinal “Coolest Monkey In The Jugle”.

Por, këngëtari ka dhënë një mesazh që është kundër racizmit, megjithëse, iu është drejtuar me disa fjalë edhe atyre që e urrejnë.

“I dashtur me krejt ata që mendojnë,  i pa kapshëm për hejterat që veç më motivojnë, se jon nivelet.18. Thuaj jo racizmit”, ka shkruar reperi në Instagram.

Lexo po ashtu Marka e njohur ‘tallet’ me vogëlushin, P.Diddy i ofron kontratë milionëshe

Kujtojmë se bluza është prodhim i markës së njohur suedeze H&M ku në reklamë shihet e veshur nga një fëmijë me ngjyrë.

Pas publikimit te reklamës pati shumë zëra kritik në drejtim të kompanisë, reklama u cilësua si raciste.

Madje u mbajtën edhe protesta në Afrikën e Jugut, ku protestuesit u futen në një qendër tregtare duke shkatërruar dyqanet e H&M. /Telegrafi/

Exit mobile version