Fabio Capello ka zbuluar se ai kundërshtoi një shkëmbim të propozuar midis legjendës së Romës Daniele De Rossi dhe mesfushorit të Juventusit, Edgar Davids.
Trajneri italian në të kaluarën ka drejtuar me dy klubet e mëdha nga Serie A, ndërsa tani ka zbuluar një prapaskenë interesante nga e kaluara.
“Doja të sillja Davidsin në Romë, kështu që Juve kërkoi De Rossi si pjesë të marrëveshjes. Unë thashë jo”, ka thënë fillimisht Capello për Corriere dello Sport.
“Pasi i dhashë debutimin e tij, i paralajmërova të gjithë se ky lojtar nuk do të ndërroj asnjëherë Romën”.
“Ai e dëshmoi karakterin e tij si një lider i vërtetë që në fillim”, përfundoi trajneri italian.
Capello ishte në stolin e Giallorossëve nga 1999-2004, përpara se të kalonte te Juventusi, Real Madridi, Kombëtarja e Anglisë, ajo e Rusisë dhe Jiangsu Suning.
De Rossi bëri debutimin e tij në Serie A në janar të vitit 2003, ndërsa holandezi Davids ishte te Juve nga janari 1998 deri në vitin 2004. /Telegrafi/