Telegrafi

Capello tregon se përse Hazard dështoi në edicionin e parë te Real Madridi

Fabio Capello ka sqaruar se përse Eden Hazard nuk ka arritur të tregojë vetën te Real Madridi në edicionin e ti të parë.

Belgu iu bashku Los Blancos në verën e vitit të kaluar për 130 milionë euro nga Chelsea, mirëpo është larg formës së lartë që e kishte në Stamford Bridge.

Hazard nuk arriti që të luante rregullisht te Real Madridi shkaku i lëndimeve të shpeshta edhe pse këta të fundit e fituan titullin e La Ligës.

Capello ka thënë se belgu duhet të punojë edhe më shumë në peshën e tij të lartë dhe të jetë më i kujdesshëm në ushqimin e tij.

“Natyrisht, ai (Hazard) nuk ka qenë i njëjti sikurse te Chelsea”, ka thënë ish-strategu i Real Madridi për Marcan.

“Ai ka qëndruar i lënduar për një kohë të gjatë, nuk është adaptuar. Gjithmonë kam menduar se është lojtar i mrekullueshëm”.

“Por, të jemi të qartë, ai duhet të humbë peshë dhe të ketë kujdes në ushqimin e tij”, ka shtuar më tej Capello.

Hazard ka shënuar një herë dhe ka bërë tri asistime në 16 paraqitje në këtë edicion. /Telegrafi/