Ish-trajneri i shumë skuadrave të mëdha italiane, Fabio Capello, shihet si zëvendësues potencial i Arsene Wenger te Arsenali për sezonin e ardhshëm.
Capello aktualisht është duke punuar në Kinë te Jiangsu Suning, por ai mund të largohet pasi ak humbur dy nga tri ndeshjet hapëse në kampionat.
71 vjeçari mund të kthehet në Angli, ku ka qenë trajner i Komëbtares në mes viteve 2007 -2012.
Don Fabio ka drejtuar klube si Milan, Real Madrid, Roma, Juventus dhe Kombëtaren Ruse.
Sipas Ladbrokes dhe The Sun, Capello mund të jetë zëvendësues i Wenger në Londër.
Në garë për stolin e klubit janë edhe Carlo Ancelotti, po ashtu nuk përjashtohet as Tomas Tuchel.
I fundit që gjendet në listë është Thierry Henry./Telegrafi/