Site icon Telegrafi

Capello nuk bëhet trajner i skuadrës së madhe italiane

Dali i Fabio Capellos ka thënë se babai i tij nuk do të shkojë të Interi në asnjë rol, e as si zëvendësues i Frank De Boer.   

Holandezi është në presion këtë sezon në stolin e Nerazzurrëve, dhe sipas Gazzetta dello Sport, Capello do të mund ta zëvendësonte derisa të bëhej i lirë Diego Simeone.

Për ish trajnerin e Anglisë ka folur djali i tij që e ka sqaruar situatën.

Lexo po ashtu Numri i lojtarëve italianë te çdo skuadër e Serie A (Foto)

“Babai im nuk do të shkojë në Inter, por ai nuk do të shkojë në asnjë skuadër”.

“Ai është i lumtur me atë që bën dhe nuk e ka ndërmend të lëvizë. Ai ka qenë i lidhur dy herë me Interin, por asnjëherë nuk u realizua. Një herë ishte në vitin 1996 dhe pastaj në viti 2006, sa kishte ndodhur Calciopoli”, ka thënë djali i trajnerit Pierfilippo Capello. /Telegrafi/

Exit mobile version