Site icon Telegrafi

Capello: Napoli mund ta eliminojë Realin

Fabio Capello beson se Napoli ende mund të përmbys rezultatin 3-1 të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve në humbjen e tyre në Real Madrid, por thekson se italianët duhet të jenë më agresivë.

Napoli treguan forcën e tyre në fillim të ndeshjes ndaj spanjollëve me Lorenzo Insignen që shënoi një gol të bukur dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Lexo po ashtu Maradona flet pas humbjes së Napolit: Kemi besim në sfidën e kthimit, nuk jemi të vdekur

Megjithatë, Real Madrid luftoi deri në fund dhe arriti të marr në fund një fitore të madhe me rezultat përfundimtar 3-1.

Ndeshja e kthimit për raundin e 16 të Ligës së Kampionëve zhvillohet në Stadio San Paolo të martën në mbrëmje, teksa trajneri italian, Capello, thekson që Napoli mund ta rikthej rezultatin, por duhen të jenë më agresivë.

“Kjo nuk do të jetë e lehtë, nëse të gjithë lojtarët e ekipit të parë janë të gatshëm, Real Madridi janë shumë të vështirë për tu mposhtur”, ka thënë Capello për Sky Sport Italia, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Sarri: Bëmë shumë gabime, fitojmë 2-0 dhe kualifikohemi

“Duhet thënë se ata nuk priren të luftojnë larg stadiumit të tyre kur t’i vënë nën presion dhe Napoli duhet të përfitojë nga kjo situatë”, shtoi ai.

“Napoli duhet të jenë agresivë dhe të mos lënë shumë hapësira për Blancos që të kundërsulmojnë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version