Telegrafi

Capello lidhet me Milanin

Fabio Capello është duke u ndjekur nga Silvio Berlusconi për t’u kthyer në postin e trajnerit të Milanit.

Rossonerët janë në kërkim të një trajneri të përshtatshëm për sezonin e ardhshëm dhe strategu italian konsiderohet i duhuri.

Marco Giampaolo është kandidati më i përmendur që të marrë drejtimin e skuadrës, mirëpo Berlusconi nuk është i bindur nga ai.

Prandaj, së bashku me blerësit e rinj kinezë, mendon që t’i bëjë ofertë Capellos.

Don Fabio i ka drejtuar Rossonerët në dy raste në vitet e nëntëdhjeta. /Telegrafi/