Fabio Capello kritikoi ashpër Juventusin pas eliminimit të tyre nga Porto në Ligën e Kampionëve, e në theks të veçantë ‘gabimin e pafalshëm’ nga Cristiano Ronaldo në golin e pranuar nga goditja e lirë.
Bianconerët kishin një orë loje kundër një ekipi me 10 lojtarë, por gjithsesi u eliminuan edhe pas fitores 3-2 apo 4-4 në total.
Momenti vendimtar ishte në kohën shtesë, kur një goditje e lirë e Sergio Oliveira shkoi nën mur, ku Ronaldo dhe Adrien Rabiot u hodhën lart, duke i kthyer shpinën topit.
“Ky ishte një gabim i pafalshëm”, ka thënë fillimisht Capello në rolin e tij si ekspert i mediumit Sky Sport Italia.
“Në kohën time, ju zgjidhni lojtarët që hynë në mur dhe ata nuk mund të ishin dikush që kishte frikë nga topi. Ronaldo dhe Rabiot ishin të frikësuar nga topi dhe u hodhën larg, duke kthyer shpinën. Kjo është e pafalshme”.
Capello gjithashtu shpërtheu ndaj veteranëve për mosparaqitje në intervistat pas ndeshjes, pasi vetëm Matthijs de Ligt, Federico Chiesa dhe Juan Cuadrado folën.
“Ju shikoni që vetëm lojtarët më të rinj u futën në të vërtetë dhe treguan fytyrën e tyre gjatë momenteve të vështira”.
“Në këtë ekip, ka disa veteranë që paraqiten për të marrë merita kur fitojnë, por nuk mund t’i shohësh askund kur humbasin”, përfundoi italiani. /Telegrafi/