Telegrafi

Capello: Klubet e Serie A duhet ta falënderojnë Juven për Ronaldon, futbolli italian u bë i popullarizuar falë tij

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Fabio Capello ka thënë se klubet italiane duhet ta falënderojnë Juventusin që e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi në vitin 2018.

“Ronaldo ishte i rëndësishëm për Serie A. Të gjithë filluan të flisnin për futbollin italian kur ai iu bashkua Juventusit”.

“Ishim bërë liga e tretë apo e katërt për nga rëndësia globale, prandaj të gjitha klubet tjera të Serie A kanë përfituar me transferimin e Ronaldos”.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

“Ta falënderojmë Juventusin, sepse futbolli italian është popullarizuar (sërish) në gjithë botën falë Ronaldos”, ka deklaruar Capello për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu “Ronaldo të rikthehet te Real Madridi? Po, mund të ndodhë” – Zidane pushton internetin me deklaratën rreth rikthimi të mundshëm të portugezit te Los Blancos

Duke folur për paraqitjen jo të mirë të CR7 ndaj Portos, ish-trajneri i Juves ka theksuar se ndoshta ka qenë për shkak të presionit se po luante kundër një klubi portugez dhe për faktin se Pepe e njihte mirë.

Porse arsyeja kryesore, sipas strategut italian, është problemi me mesfushën e Zonjës së Vjetër që nuk ka dërguar topa në drejtim të Ronaldos. /Telegrafi/