Site icon Telegrafi

Capello: Juventusi ka 40 për qind gjasa të kaloj tutje

Russia's head coach Fabio Capello walks on to the pitch for the group H World Cup soccer match between Russia and South Korea at the Arena Pantanal in Cuiaba, Brazil, Tuesday, June 17, 2014. (AP Photo/Ivan Sekretarev)

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka thënë se ish-skuadra e tij ka gjasa 40 për qind që të kalojë tutje përballë një Bayerni superior.

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve, ndërsa e para kishte mbaruar 2-2.

Capello u pyet për gjasat e Juventusit kundër Bayernit. “40 për qind. Gjermanët kanë personalitet dhe kanë lojtarë të një nivel të lartë”, deklaroi italiani.

“Duhet të presim më shumë nga Juventusi, siç e kemi parë në pjesën e dytë”.

“Për ta eliminuar këtë Bayern, Juve duhet të bëjë diçka më shumë”, ka thënë Capello. /Telegrafi/

Exit mobile version