Fabio Capello ia ka dhënë meritat kryesore trajnerit Massimiliano Allegri për eliminimin e Atletico Madridit nga 1/8 e Ligës së Kampionëve.
Juventusi mbrëmë ka bërë një rikthim sensacional ndaj Atleticos, të cilin e mposhti 3-0 për të kaluar në çerekfinale.
Ishte Cristiano Ronaldo, ai i cili me tre gola ia dhuroi kualifikimin Zonjës së Vjetër, por sipas Capellos, meritat më të mëdha për këtë sukses i ka trajneri Allegri.
“Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte Allegri. Ai hodhi në fushë ekipin e duhur, ai e kuptoi se ku do godiste ekipi i Simeones”, deklaroi Capello.
“Saktësia dhe pozicionimi i Spinazzolas dhe Cancelos ishin përcaktues, me Bernardeschin që mbi të gjithë tregoi që ka kualitet dhe forcë edhe pse luajti ndaj një skuadre të mbyllur në mbrojtje”.
“Emre Can ishte shumë i rëndësishëm, ai ndryshoi marshin e lojës”, përfundoi ish-trajneri i Juves. /KP/
https://www.youtube.com/watch?v=lH9gb3gSM7M