Telegrafi

Capello flet për mundësitë që të jetë trajner i Interit

Fabio Capello është një nga emrat më të përfolur për të qenë trajner i Interit dhe për këtë ka folur edhe tekniku italian në një intervistë për Sky Sport.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit ka thënë se Nerazzurrët duhet t’i japin Frank de Boer dhe jo ta heqin atë.

Lexo po ashtu Interi ka shkarkuar 13 trajnerë në 22 vjet, apo vjen shkarkimi i 14? (Foto)

“Trajnerët gjithmonë i njohin mirë lojtarët dhe potencialin e skuadrës. Ky Inter është lart, por duhet t’i jepni kohë trajnerit për të punuar”, ka thënë Capello,

“Unë pasardhësi? Gjithçka do shkojë mirë nëse i jepni kohë”, ka shtuar italiani.

Për ta zëvendësuar holandezin është në listë edhe Gianni De Biasi. /Telegrafi/