Telegrafi

Capello: Bale ka humbur fokusin nga futbolli te Real Madridi

Ish-menaxheri i Real Madridit, Fabio Capello ka kritikuar Gareth Bale për humbjen e fokusit të tij si një futbollist profesionist.

Reprezentuesi i Uellsit u lidh fort me një largim nga klubi gjatë verës, me Zinedine Zidane që konfirmoi se ai ishte i lirë për t’u larguar para nisjes së sezonit të ri.

Sidoqoftë, ish-ylli i Tottenhamit zgjodhi të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, por ai ka mbetur subjekt i kritikave që nga një dëmtim në fillim të sezonin 2019-20, për aktivitetet jashtë fushe duke përfshirë rregullisht luajtjen e golfit në kohën e lirë.

Lexo po ashtu Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin

“Përshtypja ime është se futbolli nuk është më prioriteti i tij. Bale më duket se është i hutuar”, ka thënë fillimisht Capello një intervistë për Daily Mail.

“Më pëlqen shumë si lojtar, dhe cilësitë që ai ka janë të shkëlqyera për futbollin modern”.

Bale duke luajtur golf

“Por, nëse dëshiron të jesh kampion sot, duhet të jesh 100 për qind i vëmendshëm me jetën tënde sportive”, përfundoi trajneri italian.

Lexo po ashtu Derisa Real Madridi po luante me Valencian - Bale tregonte mosinteresim për ndeshjen

Capello, i cili fitoi dy tituj të La Ligës me Real Madridin në Santiago Bernabeu, nuk pranoi të komentojë nëse klubi duhet të shesë Bale, por shtoi se situata është çështje për trajnerin Zidane.

Reali nuk ka të ngjarë të shesë Bale gjatë afatit kalimtar të janarit, por një gjë e tillë pritet të ndodh në verë. /Telegrafi/