Telegrafi

Capello ashpër e kritikon Ronaldon

Fabio Capello beson se shumë lojtarë nuk duhet të qëndrojnë te Real Madridi, teksa thotë se ka standarde të dyfishta në klub për Cristiano Ronaldon.

Ronaldo insistoi pas ndeshjes ndaj Atleticos se Reali do të ishte në vendin e parë nëse bashklojtarët do të ishin në nivelin e tij dhe kjo deklaratë egoiste nuk u prit fare mirë.

“Ndoshta ne duhet që të pajtohemi me Ronaldon që disa lojtarë nuk duhet të jenë te Reali”.

“Në anën tjetër, Ronaldo humbi dy raste vendimtare ndaj Atleticos kështu që para se ai të fliste, është dashur që të analizonte më mirë situatën”, potencoi Capello.