Telegrafi

Me çantë të 1900 eurove dhe vathë në formë kryqi, Rita Ora niset për nokaut në ushtrimet e boksit

Ajo kohët e fundit shijoi një largim luksoz në lumin piktoresk Hawkesbury gjatë udhëtimit të saj për punë në Australi.

Por ishte përsëri një ditë e qetë për Rita Orën të mërkurën, kur ajo u pa duke shkuar në një palestër boksi në Sydney, shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës pop, 30 vjeçare, u pa duke lënë seancën e ‘cardio’-s e veshur me një palë reçipeta sportive.

Rita vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një palë dollakë të zeza për stërvitje, duke i mundësuar kështu të vihej në pah edhe barkut të saj të definuar.

Këngëtarja shqiptaro-britanike e kompletoi dukjen e saj me një palë këpucë të markës ‘Ugg’.

Ajo e përmbylli pamjen e saj me një kapelë të markës ‘Calvin Klein’ që i mbulonte flokët e saj biondeje të lidhura me llastik.

Veshja e ekspozuar mundësoi që të dukeshin mjaft qartë edhe disa prej tatuazheve në trupin e artistes, duke përfshirë trëndafilin në dorën e saj të djathtë dhe zonjën që pi duhan në pjesën e saj të brinjëve.

Bukuroshja e lindur në Kosovë kishte vendosur shumë pak makijazh në fytyrën e saj.

Për aksesorë, ajo kishte vënë një byzylykë dhe gjerdan, dhe vathë në formë kryqi.

Duke udhëtuar, Rita mbante një çantë lëkure të zezë dhe një celular në një kuti të ndritshme rozë.

Më vonë, Rita u pa të kthehej në apartamentin e saj në Sydney, pasi ishte mbuluar me një triko shumëngjyrëshe.

Stërvitja e Ritës erdhi pasi ajo deklaroi në fillim të javës që të jesh një princeshë e popit nuk do të thotë gjithmonë që ajo merr trajtimin VIP.

Këngëtarja u ndal në një supermarket në Woolworths për të blerë ushqime përpara se të nisej në një mini-pushim.

Ajo ishte e veshur me një palë pantallona të bardha kur vizitoi dyqanin.

Pasi bleu ushqim dhe gjërat e domosdoshme, Rita udhëtoi në Sweven Estate në lumin Hawkesbury.

Prona ofron komoditet dhe privatësi dhe kushton afërsisht 6,000 dollarë për një natë.

Shtëpia është ‘gdhendur në sipërfaqen ekzistuese të shkëmbit në brigjet e lumit Hawkesbury’, sipas një liste të pasurive të patundshme.

Ajo përmban tavane të larta, një zonë të gjerë qëndrimi dhe hapësirë në natyrë për skarë, dhe ka një hapësirë fjetjeje deri në 13 persona.

Të ftuarit mund të shijojnë gjithashtu një kinema në natyrë, piknik nën pemë dhe të kalojnë kohë në plazhin privat.

Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit për të xhiruar sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Ajo është anëtare e jurisë në këtë spektakël krahas emrave të njohur: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian. /Telegrafi/