Telegrafi

Çantat më prestigjioze të cilat i bartin damat e Hollywoodit

Edhe kur është fjala për modelet sportive, të cilat në rend të parë kanë formë thesi dhe ofrojnë komfor, deri te ato të stileve të vogla në të cilat mezi mund të fusësh gjërat e imta të përditshme, manekinet dhe aktoret më të famshme, varësisht nga nevojat e tyre, bëjnë zgjedhje të shkëlqyeshme.

Natyrisht, ato u janë besnike brendeve siç janë Celine, Givenchy, Stella McCartney, Dolce&Gabbana etj. Në vazhdim shikoni cilat çanta aktualisht i bartin damat e Hollywoodit, transmeton Telegrafi.

Aktorja amerikane Emma Roberts ka investuar para në çantë lëkure cilësore Artizia. Kjo çantë i mundëson paketim të lehtë dhe të shpejtë, sepse pothuajse çdo gjë mund të vendoset në të.

Gigi Hadid është adhuruese e aksesorëve të vegjël statement, andaj në koleksionin e saj mbizotërojnë pikërisht mini-çantat. Stella McCartney Beckett Cross Body janë njëra ndër to.

Jessica Alba zgjedh çanta cilësore, me linja elegante me të cilat arrin pamje të përsosur. Shembulli më i mirë për të është çanta Lucia Tote e Dolce&Gabbanas.

Lehtë mund ta shihni me gete të ngushta dhe xhins të shqyer manekinen Kendall Jenner, e cila me këto arna do të përfshijë çantën e shtrenjtë efektive, siç është kjo bukuroshja e shtëpisë së modës Givenchy.

E njohur me stilin e posaçëm dhe shijen e stërholluar të modës, Olivia Palermo gjithmonë u është besnike çantave klasike, me tone neutrale. Çana e vogël ngjyrë drap e Shtëpisë së modës Celine është zgjedhje e saj.

Bella Hadid çdo ditë kanë dëshirë të bartin çanta oversize me detaje efektive, si p.sh. të lëkurës, me pupla dhe perishane. Këtë sezon ajo na ka treguar çantën e adhuruar të lëkurës ngjyrë të zezë të Shtëpisë së modës Givenchy. /Telegrafi/