Telegrafi

Çantat për vjeshtë/dimër 2019: Këto do të jenë gjashtë modelet më të kërkuara!

Shtëpitë e modës në koleksionet e tyre për vjeshtë/dimër 2019 kanë lansuar modele të ndryshme dhe kështu kanë filluar një valë të tërë të trendëve të rinj

Brendet e shumta komerciale janë inspiruar me to dhe kanë krijuar modele të ngjashme, transmerton Telegrafi.

Këto janë çantat që më së shumti do të barten në vjeshtë:

1. Modeli i “shumëfishtë”

Në pista më së shpeshti keni parë variantet me bashkimin e çantës maksi dhe mini, mirëpo kishte aty edhe modele me shumë çanta të lidhura.

2. Çantat e buta

Nuk janë praktike për bartje gjatë ditëve me shi, mirëpo pa u hamendur mund t’i stolisni kombinimet tuaja gjatë ditëve me diell.

3. Modelet miniaturale

Mikro-modelet ende gjenden në koleksionet e shtëpive të modës dhe në oferta të shumë dyqaneve.

4. Çanta të mëdha dore

Modelet maksi të dorës në të cilat mund të fusni bash çdo gjë që ju nevojitet gjatë ditës, kurrë nuk do të dalin nga moda!

5. Format gjeometrike dhe dezenët

Modelet interesante të cilat kanë fuqinë që secilin, madje edhe kombinimin më të thjeshtë ta ngrenë në një nivel më të lartë.

6. Lëkurë krokodili

Këto modele janë sikur të krijuara për bartje bashkë me mantele dhe pallto elegante dhe me siguri kjo është arsyeja përse bëjnë pjesë në pjesët të cilat kurrë nuk dalin nga moda.

/Telegrafi/