Këngëtarja Era Istrefi aktualisht ndodhet në Los Angeles, ku është në përgatitje të disa projekteve të reja, që do të jenë së shpejti të gatshme për publikun.
Së fundmi, ajo publikoi në Instagram disa imazhe nga xhirimet e klipit të ri, në të cilin do të vijë mjaft atraktive.
Ndërkohë, Istrefi vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Era publikoi një fotografi me bikini në Instagram, ku vine në pah kryesisht të pasmet e saj.
Përveç linjave trupore, vëmendje të madhe morën edhe aksesorët e saj, të cilët duket se kapin shifra të larta çmimesh.
Vetëm çanta e markës “Channel” kushton jo më pak se 2850 euro, ndërkohë që syzet e diellit kapin shifrën e 100 eurove.
Në total, Era ka shpenzuar për këtë dukje afro 3000 euro, nëse llogairten edhe çmimet e rrobave të banjos.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë bukuroshes që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze. /Telegrafi/